Çajërat dhe pijet e tjera kundër celulitit

Shëndetësia

Çajërat dhe pijet e tjera kundër celulitit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:31

Kurat natyrore që na propozojnë herbalistët dhe mjekësia orientale janë veçanërisht të dobishme në rastin e celulitit.
Kurat natyrore që na propozojnë herbalistët dhe mjekësia orientale janë veçanërisht të dobishme në rastin e celulitit, sepse këto kura synojnë rritjen e efikasitetit të organizmit në mënyrë natyrore duke e pastruar atë nga lëndët toksike që janë grumbulluar aty dhe duke u kthyer dalëngadalë organeve funksionalitetin e tyre.

Në këtë rast ofrohet edhe një ndihmë e çmuar për veshkat për të rritur shkëmbimin dhe funksionalitetin e tyre nëpërmjet rritjes së diurezës. Në vijim të shkrimit gjeni llojet e çajave dhe pijeve të këshillueshme në rastin e celulitit, të cilat mund të përdoren edhe në formë parandaluese, nëse i keni veshkat dembele dhe diurezë të pamjaftueshme.

Nëse jeni mësuar të pini pak lëngje gjatë ditës, këto çajra do t’ju ndihmojnë që të rrisni të rrisni sasinë e lëngjeve për të cilat ka nevojë trupi.

Çaji me mustaqe misri

Mund t’i gjeni të gatshme në farmaci, dyqane erëzash ose t’i shkëpusni vetë nga kallinjtë e misrave dhe t’i thani. Merrni rreth 20 gram, pak a shumë një dorë, hidhini tre filxhanë uji dhe vlojini derisa të avullojë gjysma e ujit. Ky çaj këshillohet që të konsumohet tre herë në ditë, gjysmë ore para buke.

Lëng shalqiri

Gjatë verës mund t’i shfrytëzoni plotësisht vetitë diuretike të shalqirit. Shtrydheni tulin e tij, për të përfituar lëng, pastaj ziejeni derisa të trashet në formë shurupi. Hidhni një luge gjelle nga ky shurup në një gotë ujë dhe pijeni dy herë në ditë, gjysmë ore para buke.

Pije nga rrepa e kuqe

Rrepa ka efekte të jashtëzakonisht të dobishme për veshkat. Përveçse duhet ta fusni më shpesh në dietat tuaja, me rrepën mund të përgatisni edhe pije. Por, kujdes ajo të shton etjen për ujë dhe ndaj nuk duhet tepruar me të. Nxirrni lëngun nga rrepa e grirë dhe hidheni në një tenxhere, duke e përzierë me të njëjtën sasi uji. Vendoseni në zjarr dhe hiqeni sapo të fillojë të ziejë. Lëngun këshillohet që ta pini një herë në ditë, ose një herë në dy ditë, por kujdes pasi nuk duhet ta teproni me sasinë.

Çaj me bishta qershie

Përveçse mund t’i blini nëpër farmacitë bimore, mund t’i thani edhe vetë gjatë stinës së qershive dhe t’i ruani më pas për t’i përdorur përgjatë gjithë vitit. Hidhni rreth 20 gram bishtash të thara në një çerek litri ujë, dhe ziejeni për disa minuta. Pasi të jetë ftohur këshillohet që pini 3-4 filxhanë në ditë.

Bimë të tjera diuretike

Ja cilat janë disa nga bimët e tjera diuretike:

Borziloku (çaj gjethesh të thara)
Luleshtrydhja (çaj gjethesh)
Mështekna gjethe
Murrizi dhe qumështorja
Rrodhja (çaj)
Rrënjë grami dhe sherebela

Vetitë diuretike të ushqimeve

Qoftë në funksionin kurues ose parandalues, është mirë që të njohim se cilat janë ushqimet që ndihmojnë diurezën. Mund të përdorni disa prej tyre sipas dëshirës gjatë mbajtjes së dietës. Ndër perimet që nuk duhen neglizhuar janë: shpargulli, lakra e bardhë ose e kuqe, qepa, kopra, preshi, domatja, rrepa, kungulli. Po ashtu nga frutat nuk duhet të mungojë ananasi, shalqiri, molla, qitroja, rrushi etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat