8 orë gjumë në moshë të mesme që të shmangni alzheimerin në pleqëri

Shëndetësia

8 orë gjumë në moshë të mesme që të shmangni alzheimerin në pleqëri

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:22

Tetë orë gjumë natën në moshën e mesme i bën njerëzit më të mprehtë nga ana mendore kur të arrijnë moshën e tretë, duke shmangur kështu sëmundjen e alzheimerit. Edhe dremitja e pasdites është një ilaç mjaft efikas kundër tekave të kujtesës tek të moshuarit, thonë studiuesit. Ndërkohë, njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm rrezikojnë të humbasin shumë nga kujtesa e tyre kur të arrijnë në moshën e pleqërisë.

Profesor Michael Scullin, nga universiteti Baylor në Waco, Texas, i cili drejtoi studimin thotë:

“Kjo ka të bëjë me investimin që bëjmë sot për të marrë kompensim nesër. Njerëzit ndonjëherë e justifikojnë gjumin e pamjaftueshëm me mungesën e kohës. Po gjumi i mirë lidhet drejtpërdrejtë me sëmundjet mendore, përmirëson shëndetin e zemrës dhe shmang disa lloje sëmundjesh”.

Studimi mori në shqyrtim 200 persona që u vëzhguan në disa faza të jetës së tyre, duke nisur që nga viti 1967. Pjesëmarrësit në studim u monitoruan me kujdes duke u pyetur se sa orë flinin natën, sa herë e bënin gjumin e pasdites, sa herë zgjoheshin natën dhe sa herë ndiheshin të përgjumur gjatë ditës.

Studimi i publikuar në gazetën ‘Perspectives On Psychological Science’, sipas shkencëtarëve është prova më e qartë deri tani se çelësi për një pleqëri të shëndetshme është gjumi i mjaftueshëm dhe çlodhja e plotë gjatë natës.

“Ne arritëm në përfundimin se të flesh mjaftueshëm gjatë moshës së mesme, parasheh një mirëfunksionim mendor 30 vite më vonë”, tha profesor Scullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat