Depresioni, një sëmundje ngjitëse?

Shëndetësia

Depresioni, një sëmundje ngjitëse?

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 00:15

Një shkencëtar ka argumentuar se depresioni duhet konsideruar si një sëmundje ngjitëse më tepër se një çregullim emocional dhe nervor.

Turhan Çanli, një profesor në “Stony Brook University” në ShBA tha se depresioni vjen si pasojë e një parazit të veçantë që transmetohet nga njerëzit.

Nëse vërtetohet teoria e tij, ai shpreson në një vaksinë në të ardhmen e cila do të kurojë depresionin.

Në një intervistë të dhënë për një të përditshme amerikane Çanli ka thënë se është koha që t’i shikojmë gjërat nën një këndvështrim tjetër.

“Gjithmonë e kemi konsideruar depresionin si një çregullim nervor dhe emocional, por unë mendoj se duhet konsideruar si një sëmundje ngjitëse e cila vjen nga një bakter. Duhet studiuar se cili mund të jetë bakteri përgjegjës për zhvillimin e depresionit, në mënyrë që t’ gjendet më pas një kurë”, tha Çanli.

Sipas tij njerëzit depresivë kanë të njëjtat simptoma që kanë edhe njerëzit që infektohen nga një sëmundje ngjitëse, kanë ethe, marrje mendsh, humbje energjie, dhe mosinteresim për atë që ndodh rreth tyre.

Argumenti i dytë i tij është se ka parazitë që infektojnë mënyrën e sjelljes së njerëzve, siç është Toksoplazma.

Arsyeja e tretë sipas tij është se rikonceptualizimi i depresionit është i dobishëm duke menduar gjenetikën e kësaj sëmundje.

“Ndoshta kemi kërkuar organizmin e gabuar deri tani, duhet të përqendrohemi te bakteret për të gjetur shkakun e vërtetë të depresionit”, tha Çanli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat