Raport për ekzaminimin e kancerit në Kosovë

Shëndetësia

Raport për ekzaminimin e kancerit në Kosovë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 08:27

Mbahet tryezë për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, të gjirit dhe të prostatës në Kosovë.

Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA)-Zyra në Prishtinë, organizojnë tryezën e rrumbullakët, me rastin e lansimit të raportit lidhur me shërbimet për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, të gjirit dhe të prostatës në Kosovë.

Vlerësimi është kryer nga anëtarët e Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit, në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar, Dr. Philip Davis, të përkrahur nga UNFPA, zyra në Prishtinë. Qëllimi i tryezës është diskutimi i të gjeturave dhe rekomandimeve lidhur me situatën aktuale të shërbimeve për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, të gjirit dhe të prostatës, si dhe hapat e mëtutjeshëm për zhvillimin e Planit të veprimit për ekzaminimin e kancerit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat