Si të lehtësoni dhimbjet e kokës në dimër?

Shëndetësia

Si të lehtësoni dhimbjet e kokës në dimër?

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:46

Në rastet më të vështira, përveç dhimbjeve te kokes mund të paraqiten edhe dhimbje në vesh dhe në qafe.
Hunda e bllokuar, dhimbje në pjesën e ballit dhe të fytyrës, përqendrim i dobët, temperatura e ngritur, plogështi, kollë - të gjitha këto janë simptome të pakëndshme të sinuseve. Shërimi i tyre zakonisht bëhet përmes antibiotikëve, por me të madhe ndihmon edhe marrja e vitaminave A, e, E, zinkut dhe selinos, si dhe supa me mish të pulës, e cila zgjidh problemin e hundës së bllokuar.

Nëse sëmundja nuk ka përparuar edhe aq, dhimbjet e kokes dimërore që shfaqen si pasojë e të ftohtit mund t'i kaloni me ujë të ngrohtë, mos dilni përjashta pa kapelë, e cila mbulon ballin. Dhimbjet akute te kokes do të mund të kalonin më shpejt sesa që e keni menduar.

Simptoma e sinuseve janë hunda e bllokuar, sekretimi i mukozës, presion, dhimbje, temperaturë e më pas pasojnë dhimbjet e kokes. Në rastet më të vështira, përveç dhimbjeve te kokes mund të paraqiten edhe dhimbje në vesh dhe në qafe. Ju sugjerohet edhe inhalim si dhe shami të lagura, të cilat do t'i vendosnit në vendet ku ndjeni dhimbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat