Efektet e rrezikshme anësore të medikamenteve të zakonshme

Shëndetësia

Efektet e rrezikshme anësore të medikamenteve të zakonshme

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:37

A e lexojnë të gjithë përmbajtjen e letrës shoqëruese në medikamentet e rekomanduara zakonisht nga mjekët?
Ju mund të keni informacion sesi të mos përzieni dy medikamente të ndryshme, si të shmangni mbidozën dhe drejtimin e makinës. Por, rezulton se ka disa informacione serioze në atë letër shoqëruese. Barnat që ju merrni kanë më shumë efekte anësore nga sa mendoni. Ja disa pasoja të papritura që mund t’ju shkaktohen nga marrja e këtyre medikamenteve:

1. Amoxicillin (Amoksicilin)

Nëse keni patur ndonjëherë bronkit ose ndonjë infeksion tjetër të aparatit respirator, mjeku ndoshta ju ka rekomanduar “Amoxicillin”. Por krahasuar me pilulën “placebo”, gjasat që “amoxicillin” të shkaktojë diarre, janë dy herë më të larta. Ajo gjithashtu rrit shancet për shfaqjen e një lloj myku në gojë, sipas një studimi publikuar në Canadian Medical Association Journal. Nëse mjeku ju jep “amoxicillin”, pyeteni se ç’mund të bëni për të minimizuar shancet për shfaqjen e diarresë dhe mykut në gojë: marrja e probiotikëve së bashku me medikamentin mund t’ju ndihmojë.

2. Acetaminophen

Ky medikament, zakonisht njihet me emrin e markës së tij, “Tylenol”. Shumcia e njerëzve nuk e mendojnë dy herë para se ta pijnë për dhimbjet e kokës, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet e muskujve. Por nëse e shoqëroni medikamentin me alkool, rrisku i shkatërrimit të mëlçisë rritet me 123%, sipas një kërkimi të prezantuar në “American Public Health Association’s 2013”. Ju që jeni konsumatorë të rregullt të alkolit (pini një deri në dy pije pjesën më të madhe të javës), rrini larg “Tylenol” dhe anasjelltas. Gjithashtu, kurrë mos tejkaloni dozën rekomanduar, prej 4 gram në ditë. Duke marrë pak më shumë se kjo sasi për disa ditë me rradhë, mund të shkaktojë një mbidozë aksidentale e cila vrau më shumë se 1500 amerikanë mes 2001 dhe 2010, më shumë se çdo qetësues tjetër OTC, sipas ProPublica.

3. Ibuprofen

Nëse e merrni medikamentin para stërvitjes, ai mund të shkaktojë probleme të rënda të stomakut. Kur ju ushtroheni, gjaku drejtohet larg traktit tuaj gastrointestinal, duke rezultuar në përshrkueshmërinë e disa qelizave që rreshtohen në zorrët tuaja. Ibuprofen tashmë është afër zorrëve tuaja, dhe duke e marrë atë para stërvitjes, mund të shkaktojë dëme serioze dhe dhimbje. Mos merrni qetësues para stërvitjes. Provoni mënyra të tjera për qetësimin e muskujve.

4. Pilulat e gjumit

Duke marrë 18 pilula gjumi në vit (që është pak më shumë se një pilulë në muaj), shoqërohet me një rritje të rrezikut të vdekshmërisë 3-5 fish sipas hulumtuesve nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego. Autorët e studimit shpjeguan se kërkimi i tyre bazohej vetëm në një lidhje mes pilulave të gjumit dhe vdekshmërisë dhe jo në një çështje shkak-pasojë. Përdorni terapitë e lehta, meditimin dhe suplementet natyrore (si p.sh melatonina) dhe konsiderojini pilulat e gjumit si mundësinë e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat