Varësia ndaj kokainës mund të kurohet përmes kafes!

Shëndetësia

Varësia ndaj kokainës mund të kurohet përmes kafes!

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 08:35

Kafja mund të ndihmojë në trajtimin e varësisë nga kokaina.

Ky është zbulimi më i fundit që është bërë nga shkencëtarët në Nju Jork.

Sipas kërkimeve të bëra, kafeina bllokon ndryshimet që ndodhin në tru gjatë përdorimit të kokainës.

Rezultatet janë më të dobishme për gratë, pasi sipas studiuesve ato janë më të prirura të krijojnë varësi të fortë ndaj kokainës.

Madje u gjet se kokaina ndryshon ciklin menstrual të grave.

Shkencëtarët zbuluan se kokaina shtyn në kohë ciklin menstrual, duke ndryshuar nivelin e estrogjenit tek femrat.

Kjo i bën femrat shumë më të ndjeshme ndaj abuzimit me kokainën dhe varësinë ndaj saj sesa burrat.

Ndërsa kafeina bllokon ndryshimet dhe ndihmon në rivendosjen e ciklit femëror duke lehtësuar simptomat e varësisë.

Shkencëtarë thanë se përdorimi i kafeinës dhe kokainës bashkë nuk e ndikon në ciklin tek femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat