Kosova bëhet me Mamograf Mobil

Shëndetësia

Kosova bëhet me Mamograf Mobil

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 20:54

Kosova tashmë ka Mamografi Mobile për kancerin e gjirit. Në ditën e Marshit kundër kancerit të gjirit, 31 tetor, ky Mamograf do i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

Madje, përveç tjerash, në këtë ditë që është e fundit e muajit kur i shpallet luftë kancerit të gjirit, Mamografi do jetë i mbështjellë me dizajn që tregon se çka është.

Teuta Sahatqija në rrjetin social facebook, ka njoftuar se është kryer edhe mbështjellja e tij me dizajnin.

Mbështjellja, sipas saj, është donacion nga ofertuesi, nën kujdesin e KCSF-së, ndërsa dizajni, thotë se është donacion nga OSBE.

Më 31 tetor në ora 11:00 në Sheshin Ibrahim Rugova para Kuvendit të Kosovës Grupi i Grave Deputete, si inicuese të këtij projekti do të bëjnë dorëzimin solemn të Mamografit Mobil, Ministrisë së Shëndetësisë.

Pikërisht këtë ditë Organizata Jeta/Vita ka organizuar Marshin, tashmë tradicional.

Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet nëpër secilën Komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht e edhe financiarisht të bëjnë kontrollin.

Ndryshe, kjo aparaturë e cila është blerë nëpërmes donacioneve të ndryshme, do menaxhohet ma MSH-ja por Grupi i Grave deputete do ta monitorojë punën e tij.

Vlera e këtij mjeti, thuhet se kap shifrën prej 265 mijë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat