Katër gjëra që nuk i dini për kafenë

Shëndetësia

Katër gjëra që nuk i dini për kafenë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:01

Vendi ku pihet më shumë kafe është Finlanda, ku një njeri pi mesatarisht 12 kilogramë kafe. Ndërsa vendi që konsumon më pak kafe është Portoriko me 400 gramë kafe në vit për person.

Te kafja gjenden së paku 1000 përbërës kimikë. Disa prej tyre janë zbuluar nga shkenca dhe mund të përdoren në të ardhmen për të kuruar sëmundjet kardiake dhe pagjumësinë. Te kafeina gjenden edhe substanca kancerogjene, ndonëse në doza minimale.

Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Lund në Suedi ka zbuluar se pirja e kafesë, redukton rrezikun për tu prekur nga kanceri i gjirit. Ndërsa një studim britanik i Harvard School of Public Health ka zbuluar se ata persona që pinë mesatarisht gjashtë kafe në ditë, rrezikojnë 60% më pak për tu prekur nga kanceri i prostatës.

Një studim australian i Universitetit të Queensland, tregoi se si 14 çiklistë që pinë kafe një orë para garës, shfaqën një nivel më të shtuar shpejtësie në masën 2%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat