5 mënyra si të përmirësoni mëngjesin tuaj

Shëndetësia

5 mënyra si të përmirësoni mëngjesin tuaj

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:00

Zgjimi nga gjumi është momenti më i rëndësishëm i ditës tuaj, pasi ju duhet të merrni energji dhe të përgatiteni për atë që ju pret në vijim. Prandaj ajo që bëni minutat e para pas zgjimit ka shumë rëndësi, në mënyrë që dita juaj të nisë sa më mirë.

Ja disa këshilla që duhet të keni parasysh:

1.Mos shikoni asnjë ekran elektronik për të paktën 15 minuta. Shmangeni telefonin, televizorin që ju bëjnë skllevër të teknologjisë dhe rezistoni ndaj manisë për të kontrolluar emailin.

2.Në vend të kafes pini ujë me limon. Uji me limon ka shumë veti të mira nëse pihet esëll në mëngjes. Ai zgjon metabolizmin tuaj, pastron gojën dhe fytin dhe iu jep energji për të nisur ditën. Më pas prisni 30 minuta para se të nisni të hani.

3.Qëndroni në mënyrë korrekte. Qëndrimi me kurrizin drejt është pozicioni më i mirë për trupin tuaj në mëngjes pasi heq presionin nga zemra dhe nga shtylla kurrizore.

4.Bëni pak fizkulturë. Nëse prisni që trupi tuaj të jetë aktiv dhe në gjendje për të përballuar lodhjen e ditës pa u nxehur fillimisht dhe pa u ushtruar, atëherë gaboheni. Qëndrimi dhe fjetja për orë të tëra shtrirë, e bën trupin dembel, dhe e vetmja mënyrë është që ju të bëni pak nxehje.

5.Përcaktoni qëllimet e ditës. Ndërkohë që përgatiteni për të dalë, ju mund të vendosni se çfarë do të bëni pasi të lini shtëpinë tuaj. Ju mund të shënoni ose të mbani mend, se çfarë do të bëni më pas. A keni ndonjë takim apo i keni premtuar dikujt diçka. Mënyra më e mirë është të meditoni pak, për t’u përgatitur mendërisht dhe shpirtërisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat