Ushqimet që parandalojnë kancerin

Shëndetësia

Ushqimet që parandalojnë kancerin

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 09:14

Tre në dhjetë kancere shkaktohen nga kequshqyerja! Këtë e ka deklaruar Shoqata Italiane e Kërkimeve mbi tumoret (AIRC) gjatë kërkimeve të saj. Pra ajo që ne hamë kontribuon në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë në gjendjen tonë shëndetësore. Kështu që kërkimet më të fundit shkencore parashtrojnë se si kanceri i aparatit gastrointestinal, i ezofagut, stomakut dhe i zorrës së trashë shkaktohen nga cilësia dhe sasia e ushqimeve që vëmë në tavolinë. Por nëse do të ushqehemi më mirë, pra tri të katërtat e këtyre tumoreve do të mund të parandalohen, duke ndjekur thjesht një ushqyerje korrekte. Më poshtë do të njiheni me ushqimet që mund të na ndihmojnë në parandalimin e kancereve:

– Pjeshka: Sipas një studimi të fundit amerikan, ngrënia e tri pjeshkave në ditë do të kontribuonte në luftimin e kancerit të gjirit. Pjeshkat përmbajnë disa substanca të cilat janë në gjendje që të vrasin qelizat kancerogjene.

– Portokalli: Portokajtë e kuq janë ata që përmbajnë më shumë antocianinë, antioksidantë shumë të fuqishëm. Kanë një funksion shumë të rëndësishëm parandalues, përderisa favorizojnë detoksifikimin e organizmit. Ata janë veçanërisht të dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të mëlçisë.

– Boronica: Në radhë të parë boronica, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese, sepse janë të pasura me polifenol. Ato mbrojnë ADN-në nga mutacionet qelizore dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene.

– Qumështi: Konsumimi i rregullt i qumështit dhe i kosit na mbron nga infeksionet intestinale, ndërsa forcon edhe sistemin imunitar. Studime paraprake demonstrojnë efektivitetin e probiotikëve (bakteret që tejkalojnë pengesën e stomakut) në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

– Vera e kuqe: Me një gotë verë të kuqe, por jo më shumë, mund të përfitohen shumë rezultate në drejtim të progresionit dhe të parandalimit të kancerit, parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimit të qelizave të trurit.
– Algat: Fucoxantina dhe fucoidani janë përbërësit aktivë që i bëjnë algat veçanërisht të vlefshme, pasi stimulojnë reagimin imun kundër tumoreve dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene.
– Hudhra: Janë tri molekulat, të cilat hyjnë në lojë dhe na “ndihmojnë” kur hudhra shtypet në funksion të ADN-së. E rëndësishme është që t’i konsumoni të freskëta.

– Qepa: Ashtu si hudhra edhe qepa, përmban squfur që neutralizon rritjen e qelizave të kancerit. Mos harroni se përbërësi aktiv lëshohet vetëm kur produkti (qepa) pritet në feta.

– Soja: Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i 50 gramëve soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit! Përbërësi i saj, isoflavoni, na mbron nga rreziku i tumoreve të shkaktuara nga hormonet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat