Mbyllet konkursi për zgjedhjen e 19-të drejtorëve në QKUK

Shëndetësia

Mbyllet konkursi për zgjedhjen e 19-të drejtorëve në QKUK

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 12:17

Është mbyllur konkursi për zgjedhjen e 19 –të drejtorëve të klinikave dhe instituteve të QKUK-së, ndërsa mbetet e hapur mundësia e aplikimit më postë edhe për tri ditët në vazhdim.

Në konkursin paraprak për drejtor të klinikave instituteve dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga gjithsejtë 36-të vendet ishin zgjedhur 12 drejtor, ndërsa me vendimin e inspektoratit të punës është bërë zgjedhja edhe e pesë drejtorëve të tjerë, ndërsa tani kanë mbetur edhe 19-të klinika, institute dhe shërbime që presin zgjedhjen e drejtoreve të rinj.

Mirlinda Quqalla, tha për transmetuesin publik se konkursi është mbyllur më datën 29 të muajit gusht, përderisa edhe për tri ditët e ardhshme ka mbetur e hapur mundësia e aplikimit më postë

“Pas përfundimit të afatit të konkurrimit për drejtor të klinikave të QKUK-së, pritet dokumentacioni i përcjell me postë. Pra është mundësia e konkurrimit për drejtor të klinikave instituteve dhe shërbimeve edhe me postë i cili zgjat tri ditë pas mbylljes se konkursit. Ndërsa sa i përket minoriteteve po presim që në këto tri ditë mos do të ketë aplikuat nga minoritetet”, theksoi ajo.

Mos aplikimi nga radhët e minoriteteve në konkursin paraprak, ka shkaktuar telashe në përzgjedhjen e drejtorëve të disa klinikave , ndërsa tani mbetët të shihet se a do të ketë të interesuar në tri ditët e ardhshme përmes aplikimit më poste, apo jo. Pavarësisht nëse në Konkurs do të ketë kandidat nga radhët e minoriteteve, ai do të jetë valid dhe nuk do të anulohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat