Nëna kineze lind djalin me peshë rekord

Shëndetësia

Nëna kineze lind djalin me peshë rekord

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 09:57

Një nënë në Kinë ka lindur djalin me një pesha gati dyfishin e një fëmije normal, plotë 6 kilogramë e 300 gramë.

Sipas personelit të spitalit në qytetin Yecheng djali peshon përafërsisht sa një fëmijë 3 muajsh dhe gëzon një shëndet të mirë. Një mjeke e spitalit është shprehur: Është hera e parë në karrierën time 30-vjeçare që më ka ndodhur një rast i tillë.

Fëmija me peshën më të madhe në botë ka lindur në vitin 1879 në Ohajo dhe peshonte pak më shumë se 10 kilogramë, por fatkeqësisht foshnja ndërroi jetë 11 orë më vonë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat