​Në treg ende qarkullon mishi i dyshimtë i pulës

Shëndetësia

​Në treg ende qarkullon mishi i dyshimtë i pulës

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 08:12

Nuk respektohet vendimi i AUV-it për heqjen nga tregu të mishit refuz të pulës
Gati shtatë muaj pasi AUV-i ka marrë vendim për ndalim të ripaketimit të mishit të pulës dhe shitjes refuz të tij, ai ende nuk është duke u respektuar në tërësi, shkruan sot Koha Ditore.

Në pjesët periferike të Kosovës marketet vazhdojnë të shesin kofshë të pulës të ripaketuara në sasi të vogla.

Mundësinë për mosrespektimin e vendimit e kanë pranuar edhe zyrtarë të AUV-it. Sipas tyre, në zonat ku nuk zbatohet vendimi inspektojnë inspektoratet komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat