Gjërat që dëmtojnë trurin tonë

Shëndetësia

Gjërat që dëmtojnë trurin tonë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 11:59

Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, pasi mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore.

Më poshtë janë disa nga gjërat që ndikojnë negativisht për trurin tonë:

Mosngrënia e mëngjesit

Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore, ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.

Ngrënia pa masë

Jo vetëm mungesa e oreksit, por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Pirja e duhanit

Tashmë dihet se përdorimi i duhanit është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

Përdorimi i tepërt i sheqerit

Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite, kanë treguar se përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

Ndotja e ajrit

Edhe faktorët e ambientit veprojnë drejtpërdrejt në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

Humbja e gjumit

Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton vdekjen, mbarimin e qelizave të trurit.

Mbulimi i kokës gjatë fjetjes

Për disa persona, mbulimi i kokës gjatë gjumit mund të jetë një veprim i njohur. Por, kjo çon në shtimin e dioksidit të karbonit dhe zvogëlimin e oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit.

Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë

Puna e vështirë apo studimi gjatë sëmundjes, çon në zvogëlimin e efektshmërisë së trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.

Mungesa e mendimeve stimuluese

Të menduarit është metoda më efikase në stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

Të flasësh rrallë

Disa thonë: “Kur nuk je në brendësi të një bisede më mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa lidhje.”

Por jo gjithmonë kjo është e vlefshme. Truri juaj ka nevojë të jetë në funksion. Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat