Shkaqet e lemzës tek fëmijët e vegjël?

Shëndetësia

Shkaqet e lemzës tek fëmijët e vegjël?

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 12:29

Kur një fëmijë ha me neps dhe bën aerofagji mund të shkaktohet konfraktim diafragme dhe lemzë.
Te fëmijët e vegjël dhe bebet, ngaqë bashkëpunimi midis stomakut dhe ezofagut është i papjekur, valvula që ndodhet midis stomakut dhe ezofagut nuk mbyllet mirë, për këtë arsye, pas ngrënies, kur fryhet stomaku, kemi lemzë.

Kur një fëmijë ha me neps dhe bën aerofagji mund të shkaktohet konfraktim diafragme dhe lemzë.

Në qoftë se qumështi është shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.

Në qoftë se fëmija qan fort për disa orë.

Në qoftë se fëmija qesh shumë, pa shkëputje.

Ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit ose të mjedisit.

Faktorët patologjikë.

Në qoftë se duam ta ndalojmë lemzën mund ta bëjmë në dy mënyra:

I japim të pijë disa gllënjka uji, kamomili ose qumështi me biberon ose gotë.

Kapim dhe lëvizim lehtë hundën, gjë që shkakton teshtitje por dhe pushim lemze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat