Si të dobësoheni pas shtatzënisë

Shëndetësia

Si të dobësoheni pas shtatzënisë

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 01:03

Ndodh që të dobësoheni edhe në shtatzëni, por më shumë ndodh që të dobësoheni pas saj. Në këtë fazë është i vështirë rikthimi në formë, pasi fëmija ka nevojë të ushqehet përmes gjirit, dhe nëna që të marrë sa më shmë vitamina. Gjithsesi humbja e peshës nuk është e pamundur dhe në këtë drejtim duhen ditur disa gjëra.

Gji- Nëse keni aprovimin e mjekut, ushqimi me gji i fëmijës djeg deri në 500 kalori në ditë.
Dieta- Këshilla ideale është që të zgjidhni produkte ushqimore që iu japin energji, por jo shumë të yndyrshme. Në mesin e tyre këshillohet peshku, orizi integral, perimet dhe frutat.

Ujë- Hidratimi i trupit përveçse largon toksinat e tepërta, bën që organizmi të jetë më energjik.
Pirja e ujit ndihmon edhe për prodhimin e qumështit të gjirit, natyrisht i shoqëruar me ushqim.

Vakte të vogla- Mos kapërceni asnjë vakt, por reduktoni porcionet. Ka shumë rëndësi që të mos hiqni dorë nga ushqimet që iu pëlqejnë, por konsumojini në sasi të vogla. Në këtë mënyrë do të jeni edhe të lumtura edhe në formë.

Shëtitje të gjata- Shëtitja është gjithmonë ngë nga mënyrat më të mira për tu dobësuar. Nëse do të merrni me vete edhe fëmijën, atëherë shëtitjet duke shtyrë karrocën ju dobësojnë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat