Djersitja, anët pozitive në organizëm

Shëndetësia

Djersitja, anët pozitive në organizëm

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:08

Është vapë dhe si pasojë që të gjithë njerëzit djersitin në mënyrë natyrale. Edhe pse një pjesë e madhe e njerëzve nuk e kanë shumë qejf këtë proces për shkak se ka aromë të padëshirueshme apo i bën veshjet pis, djersitja ka shumë efekte pozitive në organizëm. Lexojini më poshtë cilat janë disa prej tyre.

Ndihmon në shpërbërjen e toksinave- Acidi urik, acidi laktik dhe urea janë substanca acide të cilat ndodhen në organizëm të cilët shpërbëhen dhe dalin jashtë përmes djersitjes.

Kurë bukurie për lëkurën- Lagështia që krijohet në sipërfaqen e lëkurës ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe ndihmon në hidratimin e saj.

Kundër tensionit dhe nervozizmit- Ngrohja e trupit çon në rritjen e diametrit të enëve të gjakut, gjë që bën çlirimin psikofizik.

Një terapi djersitjeje në shtëpi- Tre herë në javë zhytuni në një vaskë me ujë të nxehtë deri në 40 gradë, për rreth një çerek ore. Për të rritur djersitjen, shtoni 2-3 lugë bimë mjekësore. Do t’ju shërbejë shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat