Gjithë gabimet që duhen shmangur në mëngjes

Shëndetësia

Gjithë gabimet që duhen shmangur në mëngjes

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 14:11

Kapërcimi i mëngjesit- Mundohuni të zgjoheni më herët në mënyrë që të keni më shumë kohë për të ngrënë.

Ngrënia e një mëngjesi të varfër- Ngrënia e një fruti apo e dy biskotave, nuk është aspak e shëndetshme. Për të ngrënë një mëngjes të shëndetshëm, zgjidhni frutat e stinës, qumësht, kos, marmalatë dhe pak bukë.

Konsumi i ushqimeve të pasura me sheqer- Kjo nuk do të thotë të heqësh plotësisht dorë nga ndonjë briosh, por nuk duhet tepruar. Kjo pasi nëpërmjet ëmbëlsirave shënohet luhatje e sheqerit dhe kthehet shumë shpejt ndjesia e urisë.

Ngrënia me nxitim- Ngrënia me nxitim nuk garanton aspak energjitë e duhura, pasi ushqimi nuk shijohet. Bëni mirë që të hani me qetësi dhe para së gjithash pini një gotë ujë për të pastruar organizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat