Një mënyrë e këndshme për të mposhtur stresin

Shëndetësia

Një mënyrë e këndshme për të mposhtur stresin

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 12:59

Mposhtni stresin duke nuhatur aromat e pëlqyeshme dhe familjare. Është ky sugjerimi i fundit që vjen nga Britania e Madhe, lidhur me ankthin dhe stresin.

Njerëzit ndihen më të lehtësuar duke nuhatur aroma familjare, si parfume, lule, apo gjëra që iu kujtojnë situata të qeta dhe relaksuese.

Drejtuesja e studimit Roja Dove shprehet se, “Parfumi stimulon sinapest e trurit, të cilët shkaktojnë një relaksim të hormoneve. Kur nuhasim një parfum që na pëlqen, përfshihemi nga ndjesi pozitive dhe nga qetësia.

Jo vetëm parfumët e paketuar, por edhe aromat që lidhen me mendime pozitive, si lulet, një gatim i këndshëm apo diçka tjetër. Në mesin e tyre shërbejnë edhe aromat në natyrë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat