Fruti që qetëson nervat dhe përmirëson humorin

Shëndetësia

Fruti që qetëson nervat dhe përmirëson humorin

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 21:24

Ngrënia e bananeve ndihmon për të qetësuar nervat, si dhe është e dobishme kundër depresionit, madje ndihmon edhe trurin.

Pikërisht në sajë të dobive të tij, ky frut përdoret nga sportistët për rekuperimin e energjive. Një studim amerikan i publikuar në revistën shkencore “Journal of Neuroscience Letters”, ka treguar se potasi i cili gjendet te ky frut e mbron trurin nga radikalet e lira, duke e mbajtur më të ri dhe më të stërvitur.

Ndërsa në sajë të vitaminave të grupit B që përmban, banania ndihmon për të qetësuar nervat dhe për tu ndjerë më të lehtësuar.

Triptofani që gjendet te bananet, është një aminoacid i cili vepron me serotoninën dhe shërben për të përmirësuar humorin dhe për të mbrojtur nga depresioni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat