Fëmijët nën 1 vjeç, larg rrezeve të diellit

Shëndetësia

Fëmijët nën 1 vjeç, larg rrezeve të diellit

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 22:50

Revista shkencore “LiveScience”, duke u bazuar në studimet e fundit të universiteteve më të njohura në botë, si Harvard dhe Wisconsin jep këshillat e mjekësisë moderne për mbrojtjen e shëndetit nga rrezet ultravjollcë.

Gjatë stinës së nxehtë të verës, padyshim që pas ditëve të tëra nën rrezet e nxehta të diellit dhe buzë detit, mund të shfaqen edhe probleme në lëkurën tuaj. Revista shkencore LiveScience shtron për lexuesit disa pyetje mbi lëkurën e djegur nga nxehtësia e verës dhe përgjigjet për misteret dhe problemet e papritura që mund të shkaktohen nga dielli i nxehtë, si; lëkura e nxirë e trupit, problemet me fytyrën e djegur etj. LiveScience jep disa këshilla për parandalimin e kancerit të lëkurës, duke përdorur vajra që përmbajnë faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Përsëriteni aplikimin e kremit pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit.

Përdorni kapele që t’i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të ndaloni kataraktet e mundshme në jetë, duke përdorur syze 99-100 për qind me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. Gjithashtu, revista këshillon nënat, që të kenë kujdes për fëmijët poshtë moshës një vjeç, duke i mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë e ndjeshme. Rreziku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen, ose raste të goditjeve nga dielli është shumë e lartë. Mbajini fëmijët në hije dhe të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët e tyre. Një kapele me vrima është shumë e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit, nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda në hije gjatë këtyre orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat