Si të kuroheni me qepë

Shëndetësia

Si të kuroheni me qepë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 11:50

Qepa është një mënyrë shumë natyrale për të kuruar disa sëmundje. Ndër të gjitha është shumë ekonomike dhe ka një sërë vlerash ushqyese.

Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe vitamina, të cilat ndihmojnë procesin e tretjes dhe stimulojnë funksionimin e metabolizmit.

Këshillohet që qepa të konsumohet rregullisht nga gjithë ata që shpesh e kanë stomakun e rënduar. Gjithashtu qepa është shumë e dobishme edhe në fushën e dermatologjisë, në sajë të vetive antibiotike dhe antibakteriale, duke pastruar lëkurën.

Në rastet e problemeve të fytit apo të gripit, përzieni pak lëng qepe me pak mjaltë dhe pijeni. Sigurisht shija mund të mos jetë e mirë, por efekti do të jetë i dukshëm,

Gargarë me lëng qepe në rastin e problemeve me bajamet është një zgjidhje shumë efikase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat