Një arsye e rëndësishme pse duhet të hani domate

Shëndetësia

Një arsye e rëndësishme pse duhet të hani domate

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:23

E gjitha, me fara ose e pjekur, domatja luan rol shumë të rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e meshkujve. Një studim italian ka zbuluar se ngrënia në mënyrë të rregullt e domates, mbron meshkujt nga tumori në prostatë.

Eskpertët italianë të Centro Scienze dell'Invecchiamento në universitetin e Chieti, në bashkëpunim me Universitetin Federico II në Napoli, e publikuan studimin e tyre në revistën shkencore "Cancer Prevention Research".

Gjatë studimit u vu re se prania e lipocenit që gjendet te domatja është shumë e rëndësishme për parandalimin e kancerit.

Studiuesit injektuan te minjtë tumor në prostatë si i formës së njeriut, ku një pjesë ushqeheshin rregullisht me domate dhe pjesa tjetër jo.

U vu re se pati një nivel të lartë mbijetese në radhët e atyre që ushqeheshin me domate, krahasuar me minjtë e tjerë që konsumonin ushqim të çfarëdoshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat