Mungesa e kësaj vitamine mund t’ju vrasë

Shëndetësia

Mungesa e kësaj vitamine mund t’ju vrasë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 10:21

Vitaminat janë shumë të rëndësishme në funksionimin e organizmit të njeriut dhe në rast kur ato nuk janë të përqendruara në sasitë e duhura dhe në masën normale në trup, shkaktojnë pa as më të voglin dyshim, çekuilibrim dhe probleme të rëndësishme tek individët.

Shumë prej nesh neglizhojnë shpesh me sasitë e vitaminës D, e cila është shumë e rëndësishme për trupin. Një studim i kohëve të fundit tregon se niveli i ulët në gjak i kësaj vitamine, mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme.

Studime të mëparshme kanë treguar se personat të cilët janë gjetur me nivel të ulët të vitaminës D, vuanin nga sëmundjet e zemrës, kockave ose kancere të ndryshme në nivele nga të çrregullta në trup.

Ky studim është bërë nga Universiteti i Kalifornisë dhe mbështet fort idenë se mungesa e vitaminës D, e cila mund të merret dhe nga rrezet e diellit, mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme dhe ka një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Studimi tregon se si mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në tru dhe tek femrat shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat