Disa këshilla të thjeshta për të pastruar lëkurën

Shëndetësia

Disa këshilla të thjeshta për të pastruar lëkurën

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 21:47

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të thjeshta për të pastruar lëkurën tuaj nga qelizat e vdekura dhe yndyra, në kushtet e shtëpisë. Janë këshilla tejet të thjeshta dhe kushdo mund t’i realizojë me lehtësi.

Avull i fytyrës- Avulli i fytyrës duhet të bëhet duke zier në një enë me ujë kamomil, gjethe livando ose gjethe mëllage. Pasi uji ka vluar duhet ta vendosim fytyrën mbi enën me avull duke vendosur një peshqir sipër kokës. Në këtë mënyrë ne kemi hapur poret e lëkurës tonë.

Pas avullit me një forcë minimale me duar të pastra duhet të heqim pikat e zeza. Bëni mirë të përdorni një dorashkë rrobe. Heqja e akneve të zeza duhet të jetë tek ato që janë më të dukshme dhe të lehta për të dalë.

Ato pika të zeza të cilat nuk dalin ne nuk duhet të ushtrojmë forcë pasi ato nuk mund të dalin thjeshtë. Ushtrimi i forcës në lëkurën tonë e dëmton atë.

Më pas duhet të dezinfektoni lëkurën

Avulli është i këshillueshëm të bëhet një herë në javë. Një herë në javë duhet bërë avulli dhe një herë në javë duhet bërë skrapi.

Pasi kemi bërë avullin e lëkurës duhet ta lyejmë fytyrën me tonik. Një lëkurë e yndyrshme dhe me akne nuk duhet të përdorë në asnjë mënyrë kremrat dhe produktet që janë për një tip tjetër lëkure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat