“Dieta” e duhur kundër celulitit

Shëndetësia

“Dieta” e duhur kundër celulitit

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:45

Për celulitin flitet dhe shkruhet shpesh, duke qenë se ai, në një farë mënyre, është kthyer në armikun kryesor të femrave! Përpos kësaj, duhet thënë se lufta kundër tij është me të vërtetë e vështirë! Por me disa sjellje të vazhdueshme ju mund të mbroheni dhe ta hiqni atë. Ja se si…
Pjesa më e madhe e grave nuk ka shumë kohë për t’iu kushtuar kujdesit të trupit dhe trajtimeve anticelulite në veçanti. Por kjo nuk është një çështje që duhet anashkaluar! Në fakt, celuliti duhet të merret seriozisht, për të parandaluar përkeqësimin e tij. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për të gjitha ditët:

Çfarë duhet të bëni sapo të çoheni nga shtrati?

Ju duhet të përqendroheni te hidratimi i trupit tuaj, duke u përpjekur që të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të jeni në gjendje të shkrini yndyrën.

Përdorni kremra të lehtë

Pak minuta janë të mjaftueshme për të trajtuar me një krem të lehtë pjesët e trupit ku vëreni celulit, duke e bërë këtë qoftë me xhel apo spraj. Ata aplikohen shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt përthithen nga lëkura.

Ndjesi mirëqenieje përgjatë gjithë ditës

Bëhet fjalë për produkte që i falin menjëherë një ndjesi lehtësimi dhe butësie këmbëve tuaja, ndjesi që mund të zgjasin për shumë orë; madje disa kanë një çlirim të vazhdueshëm të përbërësve aktivë, të cilët ofrojnë një ndjenjë mirëqenie gjatë gjithë ditës. Mund t’i gjeni fare lehtë në farmaci.

Si duhet të veproni përpara se të shkoni në shtrat

Mbrëmja ju ofron pak më shumë kohë për t’ua kushtuar trajtimeve anticelulitë. E rëndësishme është që kremrat t’i aplikoni pa nxitim, duke e shfrytëzuar këtë kohë për t’ia dedikuar vetes suaj si një moment relaksimi të madh.

Bëni një dush

Bëni një dush të nxehtë, në mënyrë që poret të zgjerohen dhe të hapen më shumë.

Krem i pasur dhe i butë

Kremrat duhet të kenë një përmbajtje të pasur dhe të butë, me substanca reduktuese e tonifikuese, por në të njëjtën kohë edhe qetësuese. Për t’u përmendur veçmas janë vajrat bimorë të tillë si vaj borage ose avokado, të cilët ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.

Si t’i aplikoni

Aplikimin përsëriteni të paktën dy ose tri herë në ditë. Lëvizjet duhet të jenë rrethore, duke proceduar nga poshtë-lart, nga kaviljet te gjunjët, nga kofshët te të pasmet. Masazhet duhet të jenë të ngadalta, të rregullta dhe delikate për të mos dëmtuar kapilarët më në sipërfaqe.

Çfarë duhet të bëni në fundjavë

Është e kotë të justifikoheni, gjatë këtyre dy ditëve është e nevojshme të gjeni patjetër kohën për t’ia kushtuar celulitit, sigurisht me trajtime më impenjative që do t’ju marrin kohë. Baltë termale

Ndër të tjera edhe aplikimi i baltave termale është i rëndësishëm. Bëhet fjalë për substanca termale, të cilat ju bëjnë të humbni centimetra, ju shfryjnë dhe ju riaktivizojnë apo mundësojnë një qarkullim gjaku të duhur.

Si t’i aplikoni

Përhapni me një shpatull të veçantë baltën termale mbi këmbë, në të pasme dhe bark, në mënyrë uniforme. Më pas mbulojini pjesët e interesuara me një plastmasë transparent, i cili do të mund të rrisë veprimin e dobishëm të baltës. Qëndroni kështu për gjysmë ore të plotë dhe në fund bëni një dush freskues, i cili do t’ju “çlirojë” nga mbetjet e baltës së tharë. Hiqini ato me një larje delikate.

Celuliti, fazat, shkaqet e tij, dhe ja se çfarë duhet të (mos) hani

Celuliti nuk është vetëm një problem thjesht estetik, por edhe shëndetësor. Mjekët specialistë tregojnë se paraqiten tri faza të shfaqjes së celulitit: Faza e parë, celuliti edmatosa, është faza fillestare, që rrjedh nga ndalimi i lëngjeve në indin dhjamor te zonat e vogla, si në nyjat e këmbëve, te kofshët dhe te krahët. Ngecja e lëngjeve dhe akumulimi i ujit dhe yndyrës në qeliza gjeneron ënjtje (edemën). Por ky lloj celuliti është i vështirë që të dallohet me sy, sepse lëkura është ende e ngushtë dhe elastike. Mund të jetë vetëm një ndjesi rëndese gjymtyrësh, por duke shtypur lëkurën me gisht, gjurma e tyre nuk do të mund të duket.

Faza e dytë, celuliti fibrozë, tashmë fillon të bëhet i dukshëm në lëkurë dhe ka pamje tipike si një “lëvozhgë portokalli”. Shikohen kapilarë të fryrë dhe lëkura bëhet më e kuqe kur ngjeshet me majat e gishtave.

Faza e tretë është celuliti sclerotica, që ndryshe quhet lëkurë “dyshek”: gungat e yndyrave janë më të mëdha në numër dhe më të dhimbshme në të prekur. Ndërkohë duhet thënë se shkaqet e celulitit janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, si dhe përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme. Edhe stresi, duke ndryshuar nivelin e hormoneve, nxit shfaqjen e celulitit. Për ta hequr atë këshillohet ngrënia e frutave dhe perimeve, eliminimi i kripërave dhe reduktimi i pirjes së duhanit dhe alkoolit. (Shqip)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat