Efektet e ngacmimeve në fëmijëri dërgojnë deri tek vetëvrasja

Shëndetësia

Efektet e ngacmimeve në fëmijëri dërgojnë deri tek vetëvrasja

Më: 20 prill 2014 Në ora: 08:51

Ngacmimet në fëmijëri mund të dërgojnë në vetëvrasje. Sipas disa hulumtuesve, ngacmimet gjatë fëmijërisë mund të dërgojnë në vetëvrasje edhe 40 vite më vonë.
Efektet shkatërruese mund të zgjasin deri në moshën e shtyrë.

Ngacmimet gjatë fëmijërisë mund të kenë ndikime shkatërruese, saqë viktimat mund të konsiderojnë që të bëjnë vetëvrasje edhe 40 vjet më vonë, kanë bërë të ditur hulumtuesit.

Të qenit i ngacmuar mund të dëmtojë qoftë shëndetin mental, apo fizikë, gjatë viteve më vonë, e po ashtu mund të ndikojë në jetesë dhe standardet sociale.

Hulumtuesit nga kolegji ‘Kings’ në Londër, kanë analizuar rreth 7 mijë e 771 fëmijë, rreth një e katërta e të cilëve ( 28 përqind), ishin ngacmuar ne mes të viteve 7-11, gjë e cila i ka ndjekur ata deri në moshën 50 vjeçare.

Ata zbuluan se shumica e viktimave vazhdonin të vuanin nga traumat edhe si të rritur, për shkak të të qenit të ngacmuar.

Është zbuluar se viktimat që janë ngacmuar kishin më shumë mundësi që të ishin më pak të shëndetshëm fizikisht dhe kishin mundësi të mëdha të depresionit, ankth dhe mendime për të bërë vetëvrasje në moshën 50 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat