Shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

Shëndetësia

Shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

Më: 18 prill 2014 Në ora: 07:13

Me qëllim të sensibilizimit të opinionit publik se Pacienti edhe në Kosovë ka të drejta e ato duhet të respektohen dhe mbrohen, sot organizohet një konferencë me moton “Të jesh pacient sot”.
Ky organizim vjen në Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, i cili organizohet nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik IKSHP.

Konferenca e cila do të mbahet sot,me fillim në ora 10:00 në Amfiteatrin e IKSHP-së në Prishtinë, do të mbledh në panel akterë të rëndësishëm në sferën e shëndetësisë.

Gjithashtu audienca do te jetë e përbërë nga gjithë institucionet, shoqatat dhe individ të caktuar që kanë ndikim të drejtpërdrejt në shëndetësi.

Si target audience janë Drejtorët e Shëndetësisë nëpër të gjitha Komunat, Drejtorët e Spitaleve QKMF – ve, gjithashtu edhe të gjitha shoqatat të cilat shëndetësinë e kanë fushëveprim të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat