Nëse fëmija ka probleme me astmën, lidhet me stresin në shtatzëni

Shëndetësia

Nëse fëmija ka probleme me astmën, lidhet me stresin në shtatzëni

Më: 18 prill 2014 Në ora: 01:55

Gratë të cilat janë të stresuara gjatë shtatzënisë mund të përballen me rrezikun që fëmija e tyre të vuajë nga astma, ose llojet e tjera të alergjisë, sugjeron një studim. Shkencëtarët zbuluan nivele më të larta të një kimikati që lidhet me alergjinë në gjakun e fëmijëve që lindin nga nëna të stresuara.

Nivelet ishin më të larta bile edhe tek ato gra që nuk ishin ekspozuar ndaj niveleve të larta të grimcave të pluhurit, nga të cilat shkaktohet një formë e njohur e alergjisë. Shkolla Mjekësore e Harvard, e cila studion 387 bebe, do t’ia paraqesë studimin Shoqërisë Amerikane Mjekësore për Rrugët e Frymëmarrjes.

Megjithatë, shkencë-tarët dyshojnë se impakti i këtyre faktorëve mund të ndikohet në një farë mënyre nga ambjenti ndaj të cilit është ekspozuar fetusi ndërsa ndodhet ende në mitër. Grupi i Harvard shqyrtoi teorinë se stresi gjatë shtatzënisë mund të rrisë efektin e ekspozimit embrional ndaj substancave që mund të shkaktojnë alergjinë.

Kërkuesit matën nivelet e Imunoglobulinës (IgE) - një kimikat që lidhet me përgjigjet alergjike- në gjakun e kordonit të kërthizës të 387 bebeve.

***

Për shkak se edhe bebet e ekspozuara ndaj niveleve të larta të grimcave të pluhurit në uterus treguan nivele të larta të IgE, shkencëtarët konkluduan se stresi e rriste përgjigjen e tyre alergjike. Kërkuesi Dr Rosalind Wright tha: "Ky kërkim i shtohet fakteve të shumta që e lidhin stresin gjatë shtatzënisë të shkaktuar nga problemet financiare, ose probleme të marrëdhënieve në çift, me ndryshimet në sistemet e zhvillimit imunitar të fëmijëve, bile edhe gjatë shtatzënisë".

"Kjo mbështet më tej nocionin se stresi mund të konceptohet si një ndotës social që, kur thithet në trup, mund të ndikojë ndaj përgjigjes imunitare të trupit të ngjashme me efektet e ndotësve fizikë sikurse janë alergjentët, duke rritur kështu efektet e tyre".

Megjithatë, Dr Wright theksoi se duhet punuar më shumë për të zbuluar efektin e stresit nga faktorë të tjerë që mund të sjellin rrezikun e alergjisë Dr Mike Thomas, krye këshilltar mjekësor i Shoqatës Bamirëse "Asthma UK", theksoi se: "Lidhja midis stresit dhe astmës ka kohë që është njohur dhe edhe pse nuk kuptohet ende plotësisht dhe një pjesë e lidhjes mund të jetë pasojë e efektit të stresit ndaj sistemit imunitar të organizimit".

"Këto zbulime paraprake janë me interes dhe me rëndësi të madhe dhe mbështesin më tej nevojën për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ekuilibruar gjatë shtatzënisë, përderisa kjo mund të çojë drejt reduktimit të astmës dhe alergjisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat