Një maskë e thjeshtë për flokë të thatë

Shëndetësia

Një maskë e thjeshtë për flokë të thatë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 22:39

Flokët e thatë janë një shqetësim i vërtetë për femrat pasi shpesh ata bëhen të pabindur, madje krijojnë edhe acarim në lëkurë.

Janë pikërisht këta flokë ata që priren për tu elektrizuar, duke e prishur krehjen apo modelin e kapjes së tyre.

Mirëpo për të shpëtuar nga ky shqetësim, ekziston një maskë fare e thjeshtë e cila mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë pa shumë mundim.

Për këtë maskë nevojitet që të bashkohen tre lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë, të cilat duhet të përzjehen mirë.

Kjo masë pasi të jetë bërë homogjene duhet shpërndarë në të gjithë flokun dhe duhet mbajtur për 30 minuta.

Pas kësaj lajeni kokën normalisht dhe shpëlajeni mirë, do të vini re se floku juaj do të jetë bërë më i butë dhe më i bindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat