Doni që edhe partneri të dobësohet? Ja ushqimet e duhura

Shëndetësia

Doni që edhe partneri të dobësohet? Ja ushqimet e duhura

Më: 17 prill 2014 Në ora: 09:16

Zbuloni disa nga ushqimet që duhen privilegjuar nëse doni që edhe ai që keni në krah të bjerë në peshë.
Meshkujt kanë nevojë për më shumë proteina për të qenë në forme, prandaj kurrsesi nuk duhet t’i impononi atij dieta strikte. Ja disa nga ushqimet që duhen privilegjuar që ai të rrezoje kilogramë dhe të jete serish plot energji.

Mishi i viçit

Është e vështirë që një mashkulli t’i ndalohet konsumimi i mishit të viçit, prandaj mos ia largoni, por zgjidhni një lloj të tillë që nuk ka dhjamë dhe përdorni racione të vogla. Preferoni me tepër pjesën e brinjëve. Mishin e viçit mund ta gatuani me domate ose salcë domatesh. Ndalon ndjenjën e urisë dhe është antioksidues i mirë.

Mishi i rosës

I gatuar mirë dhe pa yndyre ky lloj mishi është dietik, i pasur me hekur dhe me acide që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe diabetin. Nuk ka shumë kalori dhe largon ndjenjën e urisë.

Vezët

Veza është një ushqim shumë i mirë për t’u dobësuar. Është e pasur me proteina, vitamine A dhe B, minerale dhe antioksidues. Mundohuni të mos ia përgatisni të skuqur, me proshutë brenda dhe me erëza, por preferojeni më mire të zier apo të skuqur në ujë ose vaj ulliri.

Mishi i pulës

Mishi i bardhe i pulës është i pasur me proteina dhe pa yndyre. Kujdes, largoni patjetër lëkuren nëse doni qe partneri juaj të bjerë në peshë.

Peshku

Peshku është mirë të gatuhet sa më shpesh. Salmoni për shembull përmban proteina dhe omega 3 të cilat i bëjnë mirë zemrës. Edhe toni, sardelet, skumbri, harenga etj janë të rekomanduara vetëm se duhen zgjedhur të freskëta dhe jo të konservuara.

Frutat, perimet dhe lëngjet e frutave te përgatitura vete

Duhen shmangur: Majoneza, salcat, djathi me yndyrë, alkooli, sheqeri, ëmbëlsirat apo çdo produkt tjetër që përmban yndyrë të tepruar.Doni që edhe partneri të dobësohet?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat