Tri të katërtat e njerëzve me grip nuk shfaqin simptoma

Shëndetësia

Tri të katërtat e njerëzve me grip nuk shfaqin simptoma

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:52

Tri të katërtat e të rriturve me gripin sezonal dhe pandemik nuk shfaqin asnjë simptomë, thonë shkencëtarët në Britani.
Autori kryesor, dr. Andrew Hayward, nga kolegji universitar në Londër tha se studimi Flu Watch monitoroi pesë grupe të njëpasnjëshme të familjeve në të gjithë Anglinë gjatë gjashtë sezoneve të gripit nga 2006-2011.

"Rastet e raportuara të gripit përfaqësuan majën e një ajsbergu të madh klinik dhe nënklinik i cili është kryesisht i padukshëm për sistemet kombëtare të mbikëqyrjes, të cilat vetëm i regjistrojnë rastet që kërkojnë kujdes mjekësor", tha Hayward në një deklaratë.

"Shumica e njerëzve nuk shkojnë te mjeku kur kanë grip. Edhe kur konsultohen me mjekun, ata shpesh nuk dallohen dot që kanë grip. Mbikëqyrja në bazë të pacientëve të cilët konsultohen në masë të madhe e nënvlerëson numrin e rasteve të komunitetit, gjë që nga ana tjetër mund të çojë në shifra të larta të përqindjes së rasteve të cilët përfundojnë në spital apo vdesin. Informacionet mbi barrën e komunitetit prandaj janë kritike për t'i informuar programet e ardhshme parandaluese dhe kontrolluese".

Pjesëmarrësit e studimit dhanë mostra gjaku para dhe pas çdo sezoni të gripit, dhe të gjitha familjet që morën pjesë u kontaktuan çdo javë për t'i identifikuar rastet e kollës, ftohjes, dhimbjes së fytit ose "sëmundjeve të ngjashme me gripin". Çdo personi që raportoi simptoma iu kërkua ta ofronte një strisho të hundës në ditën e dytë të sëmundjes për t'u testuar për viruse të ndryshme respiratore.

Studimi, i publikuar në "The Lancet", zbuloi se mesatarisht 18 për qind e komunitetit të pavaksinuar ishin infektuar me grip - 19 për qind gjatë stinëve parapandemike - dhe 18 për qind. Megjithatë, 77 për qind e këtyre infeksioneve treguan simptoma, dhe vetëm rreth 17 për qind e njerëzve me influencë të konfirmuar vizituan mjekun e tyre, tha studimi.

Studimi tregon se vëzhgimi i kujdesit primar në masë të madhe e nënvlerëson shkallën e infeksionit dhe të sëmundjeve në komunitet, shtuan studiuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat