Diabeti dyfishohet përgjatë dy dekadave

Shëndetësia

Diabeti dyfishohet përgjatë dy dekadave

Më: 15 prill 2014 Në ora: 18:03

Autorët e studimit zbuluan se kjo rritje e diabetit nga 5.5% në 9.3% në popullsinë e SHBA-së gjatë 20 viteve të fundit ishte paralel me shkallën e rritjes së trashësisë në SHBA.

Mjetet më të mira të shqyrtimit të diabetit, të tilla si testi diagnostifikues hemoglobina A1C, kanë ndihmuar edhe mjekët të identifikojnë më shumë raste të diabetit, thonë studiuesit.

Në vitin 1988, rreth 16% e individëve të cilët plotësonin kriteret për diabet nuk janë diagnostifikuar nga një mjek. Ky numër ra në 11% në vitin 2010. Për shkak se numri i diabetikëve në SHBA është rritur gati 21 milion, autorët e studimit thonë se numri i rasteve të padiagnostifikuara vlerësohen rreth 2.3 milionë – ka mbetur i pa ndryshuar gjatë dy dekadave të fundit.

“Shpresa ime, dhe padyshim shpresa e të gjithëve, është se 11% do të bie pasi që të përmirësohet kujdesi shëndetësorë për të gjithë amerikanët”, tha Dr.Martin Abrahamson, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Ekspertët parashikojnë se numri i amerikanëve me diabet do të arrij 44 milionë në vitin 2034 nëse gjërat nuk ndryshojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat