A po e dëmtoni shputën tuaj?

Shëndetësia

A po e dëmtoni shputën tuaj?

Më: 10 prill 2014 Në ora: 22:38


Ju jeni në këmbë çdo ditë, por vetëm kur i pastroni apo i rregulloni thonjët ju i kushtoni vëmendje atyre. Puna është se, me më shumë se 26 eshtra dhe qindra muskuj, shputa juaj mund të luaj një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përditshëm, duke përshfshirë edhe ushtrimet tuaja. Dhe përderisa “shputa juaj mund të dëmtohet shumë, një gabim në këmbën tuaj do të ndodhë pa pushim dhe mund të përforcohet më shpejt”, thotë Jordan Metzl, një mjek i mjekësisë sportive në Spitalin Spital të Kirurgjisë në New York dhe autor i “Ushtroni kurimin”.
Këtu janë gjashtë gabime të shputës që mund të jeni duke i bërë – me këshilla të ekspertëve për të ju ndihmuar për ti rregulluar ato.
Ju jeni duke vrapuar gabimisht
Kur vraponi, ju keni për tokë pjesën e jashtme të këmbës tuaj, rrokulliseni pjesën e brendshme të këmbës pastaj kthehuni në pjesën e jashtme të saj, thotë Metzl. Nëse filloni të vëreni lëndime gjatë vrapimit, të tilla si dhimbje në topin e këmbës, mund të jetë një shenjë jo e mirë. Lakimi i shuputës ndryshon mekanizmin se si goditni në terren dhe si e shtyeni atë jashtë. Kjo ndikon gjithashtu në gjunjët tuaj, ijët, dhe shpinën tuaj, thotë ai. Stephanie Coburn, një trajner vrapimi në New York, thotë se mënyra më e shpejtë për ta parë nëse shputa juaj është duke u lakuar është të uleni në një karrike dhe i vendosni gishtërinjtë njëri mbi tjetrin. Qohuni: në qoftë se keni shumë presion nën gishtat tuaj, mund të jetë një shenjë se keni probleme. Shkoni në dyqane të vrapimit ku mund të gjeni filma të ekspertëve të vrapimit që ju tregojnë për të bërë një punë rutinore. Vlerësoni shputat tuaja, dhe përshtateni atë me këpucën, thotë Coburn.
Ju jeni duke pasur lytha dhe nuk e dini pse
Sigurisht, lythat duken të shëmtuara në sandale, por çështja më e madhe këtu është se lythat zakonisht janë një shenjë që ju jeni duke pasur shumë stres në njërën pjesë të shputës tuaj, thotë Metzl. Fushat e zakonshme të lythave janë në gishtin e pestë, në gishtin e madh dhe në topin e këmbës pranë eshtrave të dytë metatarsal, thotë Ray McClanhan, një pedikyrist në Portland. Metzl thotë se nëse jeni duke pasur lytha në pjesën e brendshme të fishtit tuaj të madh, është e mundshme që ju po e rrokullisni atë shumë gjatë kohës kur po vraponi. Për të parandaluar lythat të bëhen më të dhimbshme në pikën ku ju duhet ti heqni ato, përdorni një guri shtuf për ti zbutur ato, duke e bërë këtë rregullisht, thotë McClanahan.
Ju duhet ti i forconi shputat tuaja
Ju e dini ndjenjën kur jeni duke ecur dhe në gjysmë të rrugës përgjatë stërvitjes dhe merrni një ngërç në shputën tuaj? Ju ndoshta jeni duke e marrë këtë për shkak se shputat tuaja janë të dobëta, thotë McClanahan. Për të forcuar shputat tuaja vendosni topa të vegjël në tokë dhe mundohuni ti kapni ata duke i përdorur gishtrinjët tuaj. McClanahan thotë se ta bëni këtë ushtrim sa më shum që të jetë e mundur do të fitoni një strategji parandaluese për shumë çështje të mëdha.
Ju keni veshur çorape të gabuara (apo nuk keni veshur asnjë)
Çorapet janë të domosdoshme për ushtrime, qoftë nëse jeni duke vrapuar në plazh apo në një biçikletë virtuale në shtëpi, thotë Metzl. “Shputa ka më shumë gjëndra të djersës se çdo pjesë e trupit”, thotë ai. Por jo çdo çorape mund ta bëjë zgjidhjen. Zgjedhni çorape që janë të cilat janë të bëra nga një material sintetik, jo nga pambuku, thotë Coburn. Çorapet e pambukut priren që të mbajnë djersët, që do të përfundojë duke shkaktuar fluska. Ende keni djersitje? Metzl rekomandon që ti spërkatni këmbët tuaja me antiperspirant para se ti vendosni në këpucë për të parandaluar djersët.
Ju nuk e shtrini shputën tuaj
Në të njëjtën mënyrë që e shtrini trupin tuaj gjatë stërvitjeve, ju duhet gjithashtu ti heqni këpucët dhe të bëni shtrirjen e shputës në fund të ditës. “Nëse kaloni pjesën më të madhe të ditës tuaj me gishtrinjë të ngushtuar, ju jeni duke e mësuar shputën tuaj të aktrojë si një këpucë”, thotë McClanahan. Për të ndihmuar kundër dëmeve, ju mund të bleni produkte që kanë hapsira të mjaftueshme për gishtrinjët tuaj, për të ndihmuar ata të kthehen në pozicionin e tyre natyral.
Ju nuk i jepni shputave tuaja një pushim
Sigurisht që ju i dashuroni taket tuaja. Po ekspertët e shputave? Ata nuk i duan taket. Çështja më e madhe është se ato bëjnë shtrirjen e shputës tuaj jashtë shtrirjes së saj natyrore, thotë McClanahan. Taket bëjnë që shputa juaj të jetë në pozitë të keqe gjersa ju jeni duke ecur – që është kundër ecjes tuaj natyrore, thotë ai. Nëse nuk jeni gati për ti hequr taket nga përdorimi, McClanahan sugjeron që sa herë ti heqni këpucët tuaja ti shtrini këmbët. Për ta bërë këtë, uluni në një karrige me gjunjë të lakuar dhe vendosni shputën tuaj prapa duke prekur tokën me majat e gishtërinjëve dhe lëshoni peshën në ta. Pastaj butësisht përpiquni për tu ngritur në këmbët tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat