PD uron qytetarët me rastin e miratimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Shëndetësia

PD uron qytetarët me rastin e miratimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:57

Kuvendi i Kosovës me 63 vota për dhe asnjë kundër, ka arritur të miratoi në lexim të dytë projektligjin për Sigurime Shëndetësore të sponsorizuar nga ministria e Shëndetësisë.

“Me këtë rast Partia e Drejtësisë falënderon të gjithë deputetët që votuan këtë ligj për të cilin kjo parti edhe ka punuar me vite të tëra. Njëkohësisht, PD-ja uron të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shpresuar se ky ligj do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë.
PD vlerëson se ky projektligj ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe në aspektin e ngritjes kualitative të financimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë. Është momenti kur Kosova përfundimisht do ta shënojë ndarjen nga sistemi i kaluar, pra nga ai i pasluftës.
Ky ligj e ka vlerën e veçantë sepse përfundimisht do të shënojë një ngritje kualitative në kuptimin e përmirësimit të financimit të sektorit të shëndetësisë.
Ligji për Sigurimin Shëndetësor është pjesë e pakos reformuese legjislative, e cila përbëhet edhe nga ligjet e tjera themelore siç janë: Ligji për Shëndetësi, Ligji i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit.
Ligji për Sigurime Shëndetësore, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2015, kur edhe pritet të formohet fondi për sigurime shëndetësore”, thuhet në komunikatën e PD. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat