Testi i gjakut do të mund të ndihmonte në diagnostifikimin e kancerit në mushkëri

Shëndetësia

Testi i gjakut do të mund të ndihmonte në diagnostifikimin e kancerit në mushkëri

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:00

Një test i ri i gjakut po punohet që thuhet se mund të testojë forma të ndryshme të kancerit në mushkëri, sipas një studimi të ri nga hulumtuesit në Universitetin Stanford të Mjekësisë.
Sipas studiuesve, një metodë e testimit të materialeve gjenetike për tregues të kancerit është gati të vihet në përdorim të gjerë.
‘’Ne jemi përcaktuar të zhvillojmë një metodë që kapërcen dy pengesa të mëdha në fushën e qarkullimit të tumorit. Së pari, teknika duhet të jetë shumë e përpiktë për të zbuluar sasi shumë të vogla të pranisë së tumorit të ADN-së në gjak. Së dyti, që të jenë klinikisht të dobishëm, duhet të kenë një test që punon jashtë për shumicën e pacientëve që vuajnë nga ndonjë kancer i caktuar,’’ shpjegojnë hulumtuesit.

Ata shtojnë: ‘’Ne jemi duke u përpjekur për të zhvilluar një metodë të përgjithshme për të zbuluar dhe matur sëmundjet kanceroze të gjakut sikur që është leukemia e cila është e lehtë të monitorohet sesa tumoret solide me lehtësi të qasjes deri tek gjaku. Duke zhvilluar një metodë të përgjithshme për monitorimin e qarkullimit të tumorit në ADN .., ne jemi në të vërtetë duke u përpjekur për të transformuar tumoret solide në tumore të lëngshme që të mund të zbulohen dhe gjurmohen më lehtë.’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat