20 minuta dritë në mëngjes të ndihmojnë për tu dobësuar

Shëndetësia

20 minuta dritë në mëngjes të ndihmojnë për tu dobësuar

Më: 9 prill 2014 Në ora: 00:08

Mësohet se drita e diellit ne orët e para te ditës luan një rol shume te rëndësishëm ne rregullimin e metabolizmit, ndjenjën e urisë dhe te ngopjes, mësohet nga një studim amerikan.

Te ngrihesh herët dhe te dalësh ne drite te ndihmon te qëndrosh ne forme. Ky është përfundimi i një studimi qe pritet se shpejti te botohet ne revistën PLoS ONE. Nga rezultatet del se pjesa me e madhe e atyre personave qe ne mënyrë te përditshme marrin ne trupin e tyre dritën e diellit ne orët e para te ditës, kane një indeks te masës trupore, BMI shume me te vogël se sa te tjerë persona qe i marrin rrezet e diellit, por ne orare te tjera, pra jo ato te mëngjesit. Madje sa me pare te ekspozohemi ndaj dritës se diellit, aq me i dukshëm është ndikimi i këtij faktori ne lidhje me këtë indeks, tregon Kathryn Reid, profesoreshe e neurobiologjise.

Masa e ndikimit te dritës se diellit ne peshën e njeriut, sipas këtij studimi nuk varet as nga seksi, tipi i aktivitetit fizik qe kryen, apo periudha e vitit. Para se gjithash, kjo lidhet me atë qe drita është agjenti kryesor dhe i fuqishëm qe sinkronizon orën biologjike te njeriut qe nga ana e saj pastaj rregullon edhe bilancin energjetik te organizmit.
Pra sa me pare te dalësh ne drite aq me mire është për organizmin ne përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat