MSH i dedikon 2 milionë euro për performancë

Shëndetësia

MSH i dedikon 2 milionë euro për performancë

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:19

Institucionet shëndetësore do të përfitojnë më shumë se 2 milionë euro për ngritjen e performancës së tyre. Kjo gjë u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila nënshkroi sot kontratat e reja për performance, ofrimin dhe pagesën e shërbimeve klinike/spitalore për vitin 2014 mes Agjencionit të Financimit Shëndetësor dhe institucioneve shëndetësore, të cilat janë pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se ky është një moment i rëndësishëm për institucionet shëndetësore dhe Ministrinë, duke qenë që vitin e kaluar, aplikimi i skemës së performancës, u ka ndihmuar institucioneve që të kenë përmirësime në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, furnizimit me barna dhe stimulimit të profesionistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat