Stresi, ja pse gratë e përballojnë më mirë se burrat

Shëndetësia

Stresi, ja pse gratë e përballojnë më mirë se burrat

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:41

Është thënë prej kohësh që femrat dinë t’i rezistojnë më mirë stresit në punë, por tashmë kjo është një e vërtetë shkencore.
Një studim i fundit pohon se gratë janë më rezistente ndaj stresit se burrat, duke shpjeguar edhe arsyet se pse.

Studiuesit e universitetit të Buffalos thonë se gratë kanë një prirje më të madhe për t’u rezistuar situatave të vështira dhe stresuese. Sipas tyre, nervat e hekurta të grave janë pasojë e efektit të estrogjenit, i cili bllokon pasojat negative të stresit në tru.

Studimi është publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat