Në intervistën në shëndeti Sot, kardiologu internisti, Agron Leka, ka folur edhe për persona që përdorin proteina dhe suplimente të tjera për ta ndërtuar trupin.
Doktori ka thënë që këto suplimente nuk janë të përshtatshme për të gjithë njerëzit, ato mund të sjellin çrregullime në zemër dhe infarkt.
Leka, tha për kp, që duhet së pari një konsultë me kardiologun-sportiv, për ta vlerësuar nëse mund të merren këto suplimente.
"Këta që merren me bodybuilding, këta që merren me ushtrime që kanë hipertrofi. Hipertrofia është me e rrit trashësinë e muskujve, muskulatura me qenë më e diferencuar. Rrezikshmëria është se përdorin substanca anabolike. Domethënë, marrin disa proteina dhe ato e çrregullojnë metabolizmin, e çrregullojnë natyrën dhe mundet me pas rrezikshmëri më të madhe për atë person. Domethënë proteinat nuk janë të mira? Jo proteinat por të gjitha suplementet... Ato duhet në këshillim me mjekun. Edhe ai quhet mjeku sportive”.