Cilat janë përfitimet e pirjes së qumështit tek të rriturit?

Shëndetësia

Cilat janë përfitimet e pirjes së qumështit tek të rriturit?

Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Që nga momenti që lindim, na thuhet se pirja e qumështit çdo ditë është një pjesë thelbësore e një jete të shëndetshme, por a duhet të pinë qumësht të rriturit? Duket se nuk ka një përgjigje fikse për këtë çështje, por dietologët thonë se nuk ka asgjë të gabuar nëse e konsumoni, sigurisht jo në sasinë që e pinë të vegjëlit.

"Qumështi ndihmon shumë në forcimin e kockave tona, por ne mund t'i marrim ato vitamina dhe minerale edhe nga burime të tjera ushqimore," thotë Sara Langnas, dietologe në Los Angeles. Multivitaminat janë një tjetër mundësi e mirë për të siguruar lëndët ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit tonë. Ndërsa, kalciumi merret edhe nga perimet me gjethe të errëta dhe bishtajoret.  

Cilat janë përfitimet?

Nuk ka dyshim që qumështi i sjell shumë përfitimet trupit dhe shëndetit në përgjithësi. Konsumimi ditor i tij siguron lëndë ushqyese si kalciumi, vitamina D dhe proteina të rëndësishme për shëndetin e kockave. Një gotë qumësht në ditë sjell shumë përfitime për forcimin e kockave, duke parandaluar rrezikun e frakturave ose osteoporozës. Qumështi është gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve komplekse, të cilat mund të ndihmojnë në balancimin e vakteve tuaja ose konsumohet si një pije e mirë pas stërvitjes.  

Sa qumësht duhet të pijë një i rritur?

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë intolerancë ndaj qumështit të lopës, atëherë kërkoni mënyra të tjera për të përfshirë kalciumin në dietën tuaj. Duket se nuk ka një moshë specifike ku njeriu duhet të heqë qumështin, por mirë është që të dëgjoni sinjalet që ju jep trupi edhe për sasinë sa herë që doni ta konsumoni. Nëse nuk bëni dot pa të, një gotë qumësht në ditë është e pranueshme.

Një tjetër përfitim është se qumështi nëse konsumohet para gjumit, ndihmon në prodhimin e melatoninës, që ka direkt ndikim në cilësinë e gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat