Thithja e gishtit, si mund të parandalohet kjo shprehi tek fëmija juaj?

Shëndetësia

Thithja e gishtit, si mund të parandalohet kjo shprehi tek fëmija juaj?

Më: 15 mars 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Për faktin se është një ndër sjelljet më të hasura në foshnjëri e fëmijëri, prindërit nuk duhet të alarmohen, nëse fëmija e tyre thith gishtin e madh të dorës (apo ndonjë gisht tjetër)

Megjithatë nëse sjellja është e tepruar, mund të shkaktojë probleme dentare të pakthyeshme.

Kjo sjellje duket të jetë më e hasur te vajzat se te djemtë. Ky shqetësim mund të nisë të bëhet problem për fëmijën pas moshës 6 vjeç.

Kjo sjellje është shumë e zakonshme. Thithja është një aktivitet jetësor për foshnjën, ajo nis si një refleks mbijetese dhe jep mundësi zbulimi dhe kënaqësie.

Për këtë fakt shumë klinicistë mendojnë se thithja e gishtit mund të jetë një regresion në kënaqësinë orale të stadit oral kur personi vendoset në një tension, stres apo situatë tjetër të papëlqyeshme.

Thithja e gishtit mund të lidhet me eksitimin, urinë, ankthin, mërzinë, vetminë, trishtimin ose depresionin.

Metodat që përdoren për ta vendosur një fëmijë në gjumë, mund të ndikojnë në zhvillimin e këtij zakoni.

Studimet tregojnë se koha e paket e dhënies së gjirit apo dhe lënia vonë e tij mund të ndikojnë në këtë sjellje duke e nxitur atë.

Nëse sjellja vazhdon mbi moshen 6-7 vjeç, problemet dentare nuk do të vonojnë të shfaqen. Gjithashtu edhe psikologjikisht një qëndrim negativ prindëror mund të çojë në probleme edhe më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat