Nëse pini këto 6 çajra bimorë, do të jeni të shëndetshëm deri në pranverë

Shëndetësia

Nëse pini këto 6 çajra bimorë, do të jeni të shëndetshëm deri në pranverë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Ne e dimë që një dietë e pasur ushqimore ndihmon në marrjen e sasisë së duhur të vitaminave dhe mineraleve, por edhe çajrat bimorë që mund të konsumohen më së shumti në dimër janë një “investim” i mirë në shëndetin tuaj gjatë motit të ftohtë.

Me gjethe, fara, lule, rrënjë të thata bimësh, ka plot varietete, por një gjë është e sigurt: këto gjashtë çajra kanë veti të fuqishme anti-inflamatore dhe anti-oksidante dhe ju garantojnë shëndet të mirë, të paktën deri në pranverë.

#1 Çaji i rozmarinës

Një bimë fantastike me veti anti-inflamatore dhe antivirale që të qetëson dhe të ngroh gjatë temperaturave të ulta.

#2 Xhenxhefili

Një ilaç natyral për të përzierat, pa harruar vetitë antimikrobike, mbrojtëse e zemrës dhe qetësuese e sistemit nervor.

#3 Gjethja e hithrës

Përbërësit bimorë të kësaj gjetheje, si karotenoidet dhe flavonoidet, e bëjnë hithrën një ilaç bimor të vlefshëm për rritjen e imunitetit dhe mbrojtjen nga sëmundjet.

#4 Matcha

Çaji me këtë lloj përbërësi është një përgjigje e shëndetshme ndaj stresit, teksa përmirëson përqendrimin tek njerëzit.

#5 Kamomili

Përveç vetive qetësuese, kamomili ndikon në mbrojtjen ndaj kancerit, sëmundjeve të zemrës, mikrobeve etj.

#6  Echinacea (bimë në familjen e margaritës)

Kjo është një barishte që përmirëson shëndetin imunitar dhe ndikon në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes duke i çliruar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat