Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani dy banane çdo ditë

Shëndetësia

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani dy banane çdo ditë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 23:52
Ilustrim

Bananet përmbajnë sasi të larta të kaliumit. Nëse ju hani dy banane të pjekura në ditë, do të merrni një dozë të madhe të antioksidantëve dhe një lëndë të quajtur ‘faktori tumor nekrozë’, e cila ndihmon për të luftuar qelizat kancerogjene në trup.

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani dy banane të pjekura çdo ditë për 30 ditë rresht:

Bananet luftojnë depresionin. Njerëzit me depresion zakonisht kanë nivele të ulëta të serotoninës në tru. Banania përmban nivel të lartë të triptofanit, e cila pastaj konvertohet në serotoninë.

Do të keni më shumë energji. Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrore: fruktozë, glukozë dhe sakarozë, të cilat janë një dozë e mirë e fibrave. Ky ‘central elektrik’ i të ushqyerit, ofron një nxitje të menjëhershme dhe të qëndrueshme të energjisë. Vetëm dy banane ofrojnë energji të mjaftueshme për një stërvitje 90 minuta!

Ndihmojnë humbjen në peshë. Bananet janë alternativë e mirë për njerëzit që përpiqen të humbasin peshë. Ato përmbajnë tri gram fibra, që na ndihmojnë të ndjehemi të ngopur.

Të mira për trurin. Nivelet e larta të kaliumit na mbajnë vigjilent. Magnezi ndihmon trurin për t’u përqendruar.

Balancojnë hormonet. Kaliumi dhe vitamina B6 janë një burim i mirë i ushqyesve, të nevojshëm për prodhimin e hormoneve.

Lehtësojnë urthin. Niveli i lartë i kaliumit në banane ndihmon në zvogëlimin e aciditetit të stomakut, ndërsa fibrat ndihmojnë tretjen.

Ulin presionin e gjakut. Studimet tregojnë se dy banane në ditë mund të ulin tensionin e gjakut me 10%.

Mbajnë gjakun të shëndetshëm. Bananet përmbajnë sasi të mirë hekuri për mbajtjen e gjakut të shëndetshëm, duke shmangur rrezikun e anemisë. Gjithashtu, ndihmojnë me prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Të mira për kockat. Bananet ndihmojnë për krijimin e eshtrave të forta, duke rritur absorbimin e kalciumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat