Pajisja me ultratinguj që vishet mund të zbulojë kancerin e gjirit më herët

Shëndetësia

Pajisja me ultratinguj që vishet mund të zbulojë kancerin e gjirit më herët

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:53
Ilustrim

Shkencëtarja turke Dr. Kanan Dagdeviren ka krijuar një pajisje të re që mund të përmirësojë ekzaminimin e gjirit për pacientët me rrezik të lartë. Bëhet fjalë për një aparat ultratingulli që mund ta vendosni mbi reçipetat tuaja që mund të skanojë gjoksin për tumore ndërsa pini kafe.

Dagdeviren, me ekipin e saj nga Laboratori Mediatik i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT), shpiku një teknologji të re për nder të tezes së saj që vdiq nga kanceri i gjirit. Kjo ide i lindi fillimisht ndërsa ishte ulur pranë shtratit të spitalit të tezes së saj.

Pajisja do të lejojë monitorimin shumë më të shpeshtë të pacientëve me rrezik të lartë ndërmjet mamografive. Dagdeviren thotë se pajisja mund të ndihmojë në rritjen e shkallës së mbijetesës, pasi shkalla e mbijetesës është vetëm 22 për qind për gratë e diagnostikuara në një fazë të mëvonshme.

Është një shtresë fleksibël, e ripërdorshme që mund të ngjitet në reçipeta, pa pasur nevojë që një profesionist ta lexojë atë. Ka gjashtë pozicione në pajisje dhe kamera e vogël e ultratingullit mund të lëvizë ndërmjet tyre, në mënyrë që të mund të shikoni gjoksin tuaj nga të gjitha anët.

Doktoresha Dagdeviren thotë se ajo mund të zbulojë kiste me diametër të vogël deri në 0,3 centimetra – madhësia e një tumori në fazën e hershme.

Metoda më e zakonshme për diagnostikimin e kancerit të gjirit është mamografia. Megjithatë, mamografitë janë gjithashtu të shtrenjta dhe nuk mbulohen nga sistemi kombëtar shëndetësor në shumë vende.

Pajisjes iu dha një patentë amerikane në gusht dhe më shumë testime janë duke u zhvilluar. Një pajisje e vetme kushton afërsisht 1000 dollarë, por çmimi do të bjerë sapo të fillojnë ta prodhojnë në sasi më të mëdha.

Kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit me 2.3 milionë gra të diagnostikuara, ndërsa 685,000 gra humbën jetën nga ai në vitin 2020, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat