Kanceri i gjirit: Ndryshimet në thithat e gjirit, të cilave duhet t’u kushtoni rëndësi

Shëndetësia

Kanceri i gjirit: Ndryshimet në thithat e gjirit, të cilave duhet t’u kushtoni rëndësi

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Ashtu si forma e gjirit dhe areola, zona e errët që rrethon thithat, edhe këto të fundit janë ndryshe nga njëri person në tjetrin. Thithat ndryshojnë nga forma, madhësia, ngjyra dhe drejtimi. Disa nga më të zakonshmet janë:

Me gunga: gungat e vogla rreth areolave, të njohura si gjëndrat Montgomery, janë më të dukshme në disa thitha.

Të dala nga jashtë: janë të ngritura dhe dalin nga areolat.

Të futura nga brenda: tërhiqen nga brenda në vend që të dalin jashtë si thithat e ngritura.

Të sheshta: janë në nivelin e areolës, megjithëse mund të ngrihen me stimulim.

Me qime: është krejt normale që qimet të rriten rreth thithave dhe disa kanë më shumë.

Shumë të ngritura: qëndrojnë të ngritura, më shumë se thithat e dala nga jashtë, edhe pa stimulim.

Të fryra: si areola ashtu edhe thitha janë të ngritura.

"Supernumerary": të pasurit një thithë shtesë; është shumë normale.

Të përziera: ndryshojnë në drejtim.

Thithat e vogla

Thithat e mëdha

Mund të vini re ndryshime në madhësinë, formën dhe ngjyrën e gjirit me kalimin e kohës. Shpesh, këto ndryshime lidhen me luhatjet hormonale, rritjen në moshë ose dukuri të tjera natyrore. Sidoqoftë, ekzistojnë disa simptoma që mund të jenë shenjë e një gjendjeje shëndetësore, përfshirë edhe kancerin e gjirit, si:

- butësi ose dhimbje të pashpjegueshme
- skuqje ose mavijosje të pashpjegueshme
- sekrecion jonormal ose me gjak
- gunga ose ënjtje në indet e gjirit
- një ndryshim i papritur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat