E keni tepruar me alkoolin? Ja si ta rregulloni sistemin tretës

Shëndetësia

E keni tepruar me alkoolin? Ja si ta rregulloni sistemin tretës

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Nuk është më një sekret që pirja e tepërt mund të jetë e dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë. Ndërsa, studimet tregojnë se pirja në sasi të moderuar:  një gotë verë ose një kokejt margarita mund të ketë më pak ndikim negativ në trupin tuaj.

Will Bulsiewicz, gastroenterolog dhe autor i librit bestseller “The Fiber Fueled Cookbook” shpjegon se endotoksinat bakteriale (enzima që rrinë në zorrë) që shkaktojnë inflamacion në zorrë rriten gjysmë ore pas konsumimit të alkoolit. Po, si ta merrni veten dhe të rregulloni sistemin e tretjes dhe të zorrëve pasi e keni tepruar me alkoolin.

Rihidratohuni: Alkooli mund të çojë në dehidratim, që përkeqëson simptomat gastrointestinale. Pirja e ujit mund të ndihmojë në rihidratimin e trupit dhe të lehtësojë rikuperimin e mukozës së zorrëve.

Shtoni probiotikë: Probiotikët ndihmojnë në rivendosjen e florës së zorrëve që mund të prishet nga alkooli. Ushqimet e pasura me probiotikë përfshijnë kos, lakër turshi etj.

Mos harroni edhe prebiotikët: Prebiotikët janë fibra dhe sheqerna natyrale që stimulojnë bakteret e dobishme në zorrë. Ushqimet si shpargujt, hudhrat dhe bananet janë burime të mira të prebiotikëve.

Ushqime të pasura me fibra: Një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe përmirësimin e shëndetit të tyre. Drithërat, frutat dhe perimet janë burime të shkëlqyera të fibrave dietike.

Kufizoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara: Sasia e madhe e sheqerit dhe ushqimet e përpunuara mund të prishin mikrobiomën (mikroorganizma që qëndrojnë në sistemin tretës) e zorrëve. Reduktimi i tyre mund të ndihmojë në rikthimin e shëndetit të zorrëve.

Flini mirë dhe menaxhoni stresin: Si gjumi ashtu edhe stresi ndikojnë në shëndetin e zorrëve. Gjumi i siguron trupit kohë për të rigjeneruar veten, ndërsa teknikat e menaxhimit të stresit si meditimi mund të përmirësojnë funksionin e zorrëve.

Bëni ushtrime fizike: Ushtrimi i rregullt fizik ndikon pozitivisht në përbërjen e mikrobiotës (enzima që rregullojnë imunitetin) së zorrëve, gjë që mund të ndihmojë potencialisht në rregullimin e sistemit tretës.

Bëni një konsultë mjekësore: Nëse simptomat vazhdojnë, konsultohuni me një mjek për këshilla sipas nevojave individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat