A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Shëndetësia

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar dhe kremit të djathit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit me 50%.

Le ta shqyrtojmë bashkë këtë studim:

Studimi është kryer nga instituti i kancerit “Roswell Park” në New York në vitin 2017. Për plot 11 vite, u shqyrtuan tri mijë gra me dhe pa sëmundje, të cilat detajuan sasinë e produkteve të qumështit që konsumonin çdo muaj, duke përfshirë djathin, kosin dhe qumështin. Studimi zbuloi se ngrënia e djathit rrit rrezikun për kancerin e gjirit tek gratë me 50%.

Qumështi përmban një hormon të rritjes të quajtur IGF-1 (i ngjashëm me insulinën) dhe sasia e lartë e këtij hormoni mund të nxisë kancerin.

Epidemiologu i Harvardit, Dr. Walter C. Willett, thotë se: "Cilado qoftë e vërteta për sëmundjet, kur bëhet fjalë për kancerin ka pak prova. Frutat dhe perimet forcojnë sistemin imunitar? Ushqimet e yndyrshme janë shkaku i drejtpërdrejtë i kancerit apo se fibrat e shumta mbajnë larg sëmundjet. Këto teza janë rrëzuar disa herë”, përfundon ai.

Kanceri mbetet ende një nga sfidat e mjekësisë, me shpresën se një ditë do të gjendet një kurë shërimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat