Si ndikon uji i detit në shëndetin tonë

Shëndetësia

Si ndikon uji i detit në shëndetin tonë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Që nga kohërat e lashta, njerëzit e kanë ditur se deti ka një efekt pozitiv në shëndet. Shkencëtarët kanë dhënë katër arsye pse duhet të hidheni në det sa më shpejt të jetë e mundur gjatë pushimeve.

Shkencëtari grek Hipokrati, betimin e të cilit mjekët ende e bëjnë kur pranojnë profesionin e tyre, trajtoi shumë nga pacientët e tij duke i larë në ujë të pasur me minerale. Shkenca moderne tashmë i ka konfirmuar gjetjet e tij.

Janë katër arsye shëndetësore pse duhet të shkoni menjëherë në plazh dhe të hidheni në det:

Uji i detit është plot me vitamina, kripëra, aminoacide dhe mikroorganizma, që veprojnë si antibiotikë natyralë dhe ndihmojnë trupin tuaj t’i luftojë bakteret e dëmshme.

Duke thithur ajrin e detit, ju do të futni në trup jone të ngarkuara negativisht, të cilët janë gjithashtu të rëndësishëm për mbrojtjen e trupit. Gjithashtu, duke notuar do të zgjeroni poret në lëkurë, gjë që do të përshpejtojë eliminimin e toksinave.

Mund ta përmirësojë qarkullimin

Noti kontribuon shumë në cilësinë e qarkullimit të gjakut dhe uji i ngrohtë i detit mund t’i kompensojë në mënyrë efektive mineralet e humbura për shkak të stresit, ushqimit të dobët dhe ndotjes së jashtme.

E baraspeshon organizmin

Gjatë notit në det, trupi juaj fillon një sistem vetëshërues, duke reduktuar simptomat e sëmundjeve, si astma, artriti, bronkiti dhe inflamacioni.

Uji i pasur me magnez relakson muskujt dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit, gjë që kontribuon në stabilitetin mendor dhe disponim të mirë.

Mund të ketë efekt pozitiv në lëkurë

Magnezi i përmendur tashmë në ujin e detit ndihmon në hidratimin dhe pamjen e jashtme të lëkurës. Është efektiv edhe në reduktimin e skuqjeve dhe zonave të vrazhda të lëkurës, si dhe rekomandohet që personat që vuajnë nga probleme dermatologjike të kalojnë sa më shumë kohë në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat